Right Pronunciation of importanti names

Llambi Blido

Category
ARTS - PHOTOGRAPHY - ARCHITECTURE

Language
ALBANIAN

Llambi Blido u lind në Strum të Roskovecit, në 3 shkurt të vitit 1939. Pas Politeknikumit “7 nëntori” në Tiranë, në degën gjeologji – miniera me medalje të artë, vazhdoi studimet studimet në Fakultetin e Grafikës të Akademisë së Arteve “Rjepin” në Leningrad , në galerinë “Dajti” në Tiranë. Në vitin 1998, së bashku me Vilson Kilicën, Kujtim Buzën, Agim Zajmin e më vonë me Sali Shijakun, artistë të shquar, themeluan ekspozitën e përvitshme kombëtare të pikturës, të quajtur “nëntori”, e cila u hap në Muzeun Historik Kombëtar. Prej vitit 2002 kjo ekspozitë është bërë aktivitet i përvitshëm zyrtar i Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë, duke u kthyer në një institucion të pikturës shqiptare bashkëkohore. Është ideator dhe bashkëorganizator i ekspozitës “Pranverë Art”,-aktivitet ky i përvitshëm artistik. Veç kësaj Llambi Blido me artikujt e tij të shumtë dhe referimet shkencore dhe artistike njihet si estet arti. Në vitin 1999 përfundon monografinë “Shkolla ruse e Arteve Figurative dhe kontributi i saj i drejtpërdrejtë në shkollën shqiptare të Pikturës, Skulpturës dhe Grafikës”. Dikur emrin e tij e gjeje në ilustrimet e revistave të kohës për fëmijë, “Yllkat”, “Fatosi”, “Pionieri”, në ilustrimet e dhjetëra librave të shtëpive botuese “Naim Frashëri” dhe “8 nëntori”, në ekspozita me pikturat e tij të veçanta në Galerinë e Arteve apo edhe jashtë Shqipërisë, më shumë në Gjermani; në artikujt kritikë si një estet arti në gazetat “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “nëntori” si dhe shumë veprimtari të tjera të kohës. Tani atë e ndesh më rrallë në jetën artistike të kryeqytetit. Dhe kjo për një arsye madhore, ka dhjetë vjet që ai nuk shikon më. Dhjet vjet që ai e ka ngadalësuar, por jo ndalur punën krijuese. Vetëm në vitet 2010-2011 ka bërë 84 punime në pikturë të linjës së tij abstrakte, të cilat, nën kujdesin e miqve të tij, ai i ekspozoi këto ditë në galerinë “Didart”. Veç kësaj Llambi me mënyrën e vetë ka kohë që shkruan kujtime për miqtë e tij të artit si Kasem Trebeshinën, Lekë Tasin, Fatmir Haxhiun, Viktor Halimin, Dragush Çabejn etj. <

Wikipedia contributors, "Llambi Blido," Wikipedia, The Free Encyclopedia,

ABOUT THE ALBANIAN LANGUAGE